• |
ide | kryesore

Pezullohet kampionati turk

I pakategorizuar
turk (1).jpg


Pezullohet për të paktën një javë Superliga e futbollit turk. Shkak është bërë sulmi me armë ndaj skuadrës së Fenerbahces, ku mbeti i plagosur shoferi i autobusit të skuadrës. Autobusi i skuadrës u sulmua me armë, pas fitores 5:1 kundër Rizesporit të shtunën. “Futbolli merr fund kur ka gjakderdhje. Prioritet i Fenerbahces është që të gjej fajtorin dhe ai të marr ndëshkimin e merituar” – thuhej në njoftimin e Fenerbahces. “Skuadra e Superligës kanë kërkuar që kampionati të shtyhet për një javë dhe ne kemi marrë këtë vendim” – tha kryetari i FA, Yildirim Demiroren.