• |
ide | kryesore

Arbana Osmani shfaqet pas lindjes, por jo në televizion

Arkiva, Paparazzi
arbana rikthehet.jpg


Rikthimi i Arbana Osmanit nuk ndodhi në televizion. Padurimi për të qenë sërish në qendër të vëmendjes, e detyroi gazetaren e Top Channel të shfaqej pa kaluar as një muaj nga lindja, në facebook. Me “ngjyrat e pranverës” – siç e komentoi kolegu i saj Olti Curri në foton ekskluzive për fansat e tij, Arbana edhe pse lehonë, duket në formë të mirë. Si për të treguar që shtatëzënia nuk ndikoi në trupin dhe peshën e saj, prezantuesja e Top Channel, e veshur me një minifund e bluzë me mëngë të shkurtra, zbriti poshtë pallatit tek “Kodra e Diellit” dhe shkrepi fotot e rikthimit. Ky kombinim, të ngjan me ato që vetë moderatorja e Big Brother do të kishte zgjedhur për të prezantuar ndonjë spektakël. Por me sa duket, për shkak të mëmësisë, Arbana do të duhet të mjaftohet duke u veshur kështu, vetëm për ndonjë shëtitje nëpër lagje.