• |
ide | kryesore

“Prive” kap mat Getoarin, 3 herë me të njëjtën bluzë

Arkiva, Paparazzi
geti-830x692.jpg


Në fakt, këtë lajm e ka pikasur prive.al, të cilët kur vjen puna tek personazhe të kalibrit si Geti i Babastars, vendosin lupën dhe analizojnë çdo detaj. Por, kësaj here nuk i është dashur shumë punë stafit të emisionit të showbiz, pasi gjithçka ka qenë evidente. Reperi është shfaqur në publik me të njëjtën veshje tre herë. Këtë bluzë pa mëngë, Getoari e ka veshur në videoklipin e këngës “High 3”, në një nga koncertet e tij dhe së fundi në Top Show. Nuk dihet se çfarë e lidh këngëtarin me këtë bluzë megjithatë, nuk përjashtohet mundësia se Gheto Geasy nuk do t’a ndërrojë, pasi vetëm kjo bluzë i nxjerr në pah tatuazhet që i ka fiksim.