• |
ide | kryesore

Anbeta Toromani rikthehet në “Amici”/ Nga nxënëse, balerina vjen si mësuese e Virginias

Arkiva, Paparazzi
anbeta-virginia.jpg


Anbeta Toromani do të kthehet në Amici 14, pikërisht në formatin që është rritur artistikisht e që pritet të nisë më 11 prill. Pas katër vitesh në Teatrin e Operas në Tiranë, balerina e talentuar u përzgjodh nga Kedi Kadiu, i cili i propozoi për një audicion në programin "Amici". Anbeta hyri kështu në vitin 2002, në edicionin e dytë, në rradhët e talenteve, duke ia dalë mbanë dhe duke u renditur e dyta në garën finale. Që pas atij momenti, ajo do të qe pjesë e trupës së baletit profesionist të "Amici" për 10 vjet. Më pas la programin, duke ruajtur gjithsesi marrëdhënie shumë të mira me stafin. Kjo është arsyeja për të cilën është rikthyer në këtë edicion për të asistuar Virginian, konkurente dhe talent i këtij viti, e cila gjithmonë e ka shprehur se është frymëzuar prej saj, aq sa ndjehet e emocionuar dhe deri diku edhe e bllokuar në provat e para përpara Anbetës. 

Për Anbeta Toromanin ky është rikthimi i dytë në Amici. Edhe në edicionin e kaluar ajo ka qenë në krah të Alesandra Celentanos si gjykuese speciale dhe komentuese. Këtë herë do të punoje krah më krah me një konkurente. Toromani është një personazh shumë i dashur nga publiku i Amici 14 dhe janë të shumtë ata që shpresojnë që ajo të jetë pjesë përbërëse e skuadres në të cilën është angazhuar, javë pas javë, në fazën e transmetimeve të darkës të këtij formati.

Ka një pritje të ethshme për puntatën e parë të edicionit të ri të emisionit, të prezantuar nga Maria De Filippi, sidomos për prezencen e Roberto Savianos si i ftuar fiks dhe monologist. Shkrimtari ka bërë daljen e tij të parë, duke cituar partizanët "të vdekur pa retorikë" të Piero Kalamandreit dhe duke sjellë një sërë shembujsh të personave që luftojnë për të vendosur çdo ditë të drejtat e tyre.