• |
ide | kryesore

Ja ‘selfie’ topless që Rita Ora fshiu nga Instagram

Arkiva, Paparazzi
RITA TOPLESS.jpg


Artistja me origjinë shqiptare postoi një pozë jo të zakontë në profilin e saj në Instagram. Ndryshe nga herët kur i është dashur të vishet hollshëm apo me bluza transparente në publik, për të përfunduar më pas në faqet e rubrikave rozë, Rita Ora, këtë rradhë postoi vetë një ‘selfie’, pa bluzë e pa sutjena. Mirëpo, fotoja në fjalë është fshirë menjëherë pas publikimit, nga vetë këngëtarja. Poza qëndroi vetëm pak minuta në llogarinë e 24-vjeçares dhe mendohet se ajo e ka shpërndarë aksidentalisht këtë foto. Por, me sa duket ky veprim i pakujdesshëm i Ritës nuk i ka shpëtuar fansave, të cilët pasi e fotografuan nga ekrani  i telefonave të tyre, ‘selfien’ topless e shumëfishuan në rrjetet sociale.