• |
ide | kryesore

Monika Kryemadhi bën 41 vjeç. Urimi i LRI: “Ti je kështjella jonë”

Arkiva, Pikante
Monika Kryemadhi.jpg


Simpatizantët dhe forumet e LSI –së duket se janë në garë se kush do të gjejë slloganet më të bukur për mitizuar figurën e kryetarit Meta dhe të bashkëshortes së tij, deputeten Monika Kryemadhi. Kur opozita protestoi kundër Metës në bulevardin Dëshmorët e Kombit, dhjetëra simpatizantë të Metës u mblodhën para selisë së LSI dhe bërtisnin “O Ilir, o hero, gjithë Shqipëria ty të do”. Përveç rimës, ideja për ta mitizuar Metën lë shumë për të dëshiruar. Një përpjekje të ngjashme bënë mbrëmë anëtarët e LRI –së për Monika Kryemadhin. Ajo feston sot 41 –vjetorin dhe me këtë rast LRI i kishte përgatitur një suprizë. Ishte një tortë në formë kështjelle, (foto e publikuar nga Balkanweb) në të cilën shkruhej: “Ti je kështjella jonë”.