• |
ide | kryesore

E paparë/ Soni Malaj stërvit të pasmet me vajzën që e mban mbi shpinë (video)

Arkiva, Paparazzi
soni 1.PNG


Soni Malaj duket se është fiksuar kaq keq pas formave fizike, sa që edhe kohën që i duhet të kalojë me vajzën e saj të vogël, po e shpenzon në palestër. Në videon që vetë këngëtarja, mami e Annës 3-vjeçe, ka shpërndarë në Instagram për fansat, tregohet se si ajo po e përdor vogëlushen si të ishte vegël fitness-i.

Për të shtuar peshë mbi trupin e saj, Soni ka hipur mbi supe vajzën dhe nëpërmjet ushtrimit në pistën e vrapit, këngëtarja po stërvit muskujt e fundshpinës. Shumë e kanë komentuar si të rrezikshëm këtë ushtrim, ndërsa vetë këngëtarja e ka justifikuar si edukim me sport të së voglës së saj.

Video e Sonit me vajzën mbi shpinë: http://instagram.com/p/1Sn6asyDqo/