• |
ide | kryesore

Huejda El Saied: Shikoni, ky është im bir

Arkiva, Paparazzi
1428682365gabriel2.jpgfaqe.jpg


Nuk i ka mbushur ende tre muaj nga lindja e fëmijës së saj të parë, balerina e njohur Hueyda El Saied ka postuar disa foto të reja bashkë me të birin. Duket se nënat e reja janë të prirura të tregojnë sa më shpejt sa në gjendje të mirë fizike janë edhe pak kohë pas lindjes. Kështu duket edhe vajza e njohur e showbiz-it shqiptar në këto foto të publikuara vetëm pak orë më parë. Hueyda duket e lumtur në krahët e të birit, për të cilin është kujdesur që të duket trendy: me këmishë të bradhë dhe pantallona xhins: “Me jetën, zemrën, shpirtin, dritën e jetës sime, Gabriel…”,- shkruan Hueyda në profilin e saj në Facebook.
Balerina prej vitesh është e lidhur me francezin 53-vjeçar Michael Tamisier, i cili jeton dhe punon në Luksemburg në një kompani këshillimi financiar dhe investimesh.