• |
ide | kryesore

Vildane Zeneli shkëmben puthje me reperin 50 Cent

Arkiva, Paparazzi
image.jpg


Modelja e njohur shqiptare Vildane Zeneli duket se është kthyer ndër femrat më të preferuara të muzikantëve me ngjyrë në Shtetet e Bashkuara. Kështu, pas suksesit si reklamuese e kufjeve të famshme Beats by Dre, në pronësi të producentit Dr. D.R.E, Vildania është parë nën shoqërinë e një tjetër personazhi me influencë në showbiz-in botëror. Reperi 50 Cent ka qenë mashkulli me fat, i përzgjedhur nga modelja për t’i dhënë atij një puthje. Skena ka ndodhur në eventin promovues të produktit Effen Vodka, ndërsa ishte vetë 50 Cent që postoi foton e të dyve. Por, ajo që të fut në mendime për të kuptuar më tepër rreth kësaj marrëdhënie, është pozicioni i gishtave të modeles. A është kjo ndonjë shenjë?