• |
ide | kryesore

Bledi Strakosha, nostalgjik për kohët kur dushi bëhej një herë në javë

Arkiva, Paparazzi
image.jpg


Të bësh dush, ose ndryshe të kujdesesh për higjenën personale një herë në javë si qëmoti, e kishim harruar se çdo të thotë. Por, këtë “traditë” duket se është kujdesur të na i sjellë në vëmendje Bledi Strakosha, i cili po si në kohët e vjetra, e quan të shtunën ditë feste. Prezantuesi i TVSH ka dashur të bëjë humor pikërisht me fenomenin e hidhur që shqiptarët ishin të detyruar të praktikonin përpara viteve ’90, ndërsa vetë, nuk duket edhe aq i lumtur që e shtuna e ka kapur në dush.