• |
ide | kryesore

Zbardhet telefonata e Sandra Bullock për policinë: Ndihmë! (video)

Arkiva, Paparazzi
sandra.jpg


Momente frike për aktoren hollivudiane Sandra Bullock. Bukuroshja është regjistruar në një telefonatë që ka bërë në urgjencën e policisë (911) pasi ndjeu se një person i kishte hyrë në shtëpi. “Jam futur në dollap për momentin, kam edhe një dalje emergjence”– thotë Bullock gjatë telefonatës. “Mendova që ishte zhurma e erës, por pashë që në dhomë kishte një person të huaj” – tregon ajo në polici e trembur. Ngjarja ka ndodhur qershorin e kaluar dhe në këto ditë po zhvillohet procesi gjyqësor kundër përndjekësit të saj. Ai është arrestuar dhe identifikuar si Joshua Corbett. Personi u ndalua menjëherë pas telefonatës. Ai u akuzua për mbajtje të paligjshme të armëve, përndjekje dhe cenim të privatësisë. Ai duket se ka qenë thellësisht i fiksuar pas aktores. Atij i është gjetur një letër për Bullock dhe shumë foto të prera nga revistat./lapsi.al/