• |
ide | kryesore

Albana dhe Aurela veshin të njëjtin fustan. Rastësi apo shkëmbim garderobe? (foto)

Arkiva, Paparazzi
image.jpg


Miqësia mes Albana Osmanit dhe Aurela Hoxhës është e njohur. Por, veç origjinës së përbashkët nga Tropoja, dy personazhet e ekranit duket se ndajnë edhe të njëjtën shije, për të mos thënë, të njëjtën garderobë! Prezantuesja e "Fiks Fare" mban të veshur të njëjtin fustan që po ashtu modelja Hoxha shfaqet në kopertinën e revistës "Living". Kujt i shkon më shumë krijimi i Dolce & Gabbana? Dhe mbi të gjitha, kanë blerë rastësisht një fustan të njëjtë apo ja marrin njëra-tjetrës borxh?