• |
ide | kryesore

Edhe Beckham parkon “dysh”, telashe me policinë (foto)

I pakategorizuar
2778315600000578-0-image-m-68_1428781395205.jpg


E diela ka qenë një ditë plot me telashe për familjen Beckahm. Një “Suv” i zi i parkuar “dysh” bllokoi për gati 15 minuta trafikun në “San Vicente Boulevard” në distriktin e Brentwood në SHBA. Për një çerek orë dhjetëra shoferë të tërbuar u binin borive, por makina e madhe nuk kishte ndërmend të lëvizte. Atëherë ata lajmëruan policinë. Askush nuk mun ta merrte dot me mendje se kushe  kishte bllokuar trafikun. Në timon ishte pikërisht zonja Beckham që po priste kthimin e bashkëshortit të saj. Ndërsa efektivët e policisë po i kërkonin Victorias të spostonte menjëherë makinën mbërriti David me një bluzë të bardhë dhe pantallona të shkurtra. Kishte shkuar të blinte lëngje frutash!! Me lëvizjen e “Suv”-it të zi trafiku nisi të qarkullojë. Megjithatë figura e keqe që bënë familja Beckham ka bërë që të flitet shumë në rrjetet sociale. /lapsi.al/