• |
ide | kryesore

Duda, deputetja e nxehtë e Prishtinës

Arkiva, Paparazzi
duda.jpeg


Deputetja e etnisë boshnjake është vënë gjithmonë në qendër të vëmendjes kur flitet për paraqitjen e jashtme. Duket se me këtë gjë është mësuar jo vetëm ajo, por edhe bashkëshorti i saj. Duda Balje është deputetja që përfaqëson komunitetin boshnjak në Kuvendin e Kosovës, e cila përshkruhet si një bionde me një fizik ‘hot’.

Ajo kërkon që çdo gjë që bën të jetë perfekte dhe duket se ia del mbanë.
 
“Jam deputete në mandatin e dytë në Kuvendin e Kosovës, përfaqësoj komunitetin boshnjak. Jam nënë e tre fëmijëve. Nuk është e lehtë për një femër të jetë perfekte edhe në punë edhe në shtëpi, por unë kam shumë energji dhe shumë vullnet dhe jam perfeksioniste dua të bëj perfekt edhe punën edhe familjaren”, thotë deputetja.
 
Komplimentet nuk i mungojnë nga meshkujt, të cilat i pranon me kënaqësi.
 
“Komplimentet prej meshkuj i shikoj që në shprehi të fytyrës. Burri im është xheloz, por është mësuar me këtë situatë ,sepse unë jam gjithmonë në qendër të vëmendjes, në shkollë kam qenë, në fakultet, në punë tani, është normale”, tregon Duda.