• |
ide | kryesore

Mbyllja e dramatike e “The Sopranos”, flet për herë të parë skenaristi

Arkiva, Paparazzi
279AD8A800000578-3040500-Explanations_Executive_producer_David_Chase_has_explained_some_o-a-90_1429120776833.jpg


Një nga mbylljet televizive më kontroverse të të gjitha kohërave ndodhi në vitin 2007 kur “The Sopranos” i dha fund serive të tij. Në një artikull të publikuar së fundmi nga krijuesi dhe producenti David Chase, më në fund shpjegon nga ajo që i ka ndodhur Tony Sopranos (James Gandolfini) në skenën finale.

Jeta mbaron dhe vdekja vjen, por mos e humbi besimin” – ka thënë David në përgjigje të pyetjes nëse Tony ka vdekur kur ekrani bëhet i zi dhe muzika vazhdon në sfond. Në fund të serisë së shtatë familja Soprano u mbodh të hante një darkë në një restorant në Nju Xhersi. Mafiozi po ha patattina me gruan dhe djalin ndërsa vajza po parkon makinën jashtë. Nën muzikën e Journey me “Do not Stop Believin” që dëgjohet në sfond, filmi mbyllet menjëherë sapo Tony ngre sytë për të parë nga dera e hapur.

Shumë kanë hedhur dyshime se finalja e tregonte se Tony është vrarë në ato momente dhe David nuk e konfirmuar apo dhe mohuar kurrë këtë teori. “Kur mbaron, ti gjithmonë i verbuar prej saj. Kaq është ajo që mund të them” – shpjegon David për fundin shokues. Ky shpjegim i ri për seritë “The Sopranos” të çon në tekstin e këngës që është në sfond për të treguar personazhet. “Ai mori trenin e mesnatës për të shkuar gjithkund”, – citon fjalët e këngës David duke folur për Tony dhe të shoqen e tij Carmela (Edie Falco). “E ndieja që ata dy personazhe e kishin marrë trenin e mesnatës shumë kohë më parë. Kjo ishte jeta e tyre” – thotë shkrimtari dhe shton: “Morën trenin e mesnatës që nuk shkon gjëkundi. Dhe treni i mesnatës dihet që është errësira”.

Sipas David të gjithë momentet e pakuptimtë që ka vënë re publiku janë vënë qëllimisht. Personi mesoburrë që sheh nga tavolina e tyre, apo edhe përpjekjet e vajzës jashtë që mesi po parkon. Kërcënimi është afruar gjithmonë pranë Tonyt. Tani ndodhet në këtë restorant. “Duhet të bënim gjithçka që të ndihej parehatia e tij” – tregon skenaristi. “Ai nuk mund të etë i qetë derisa edhe armiku i fundit të jetë shuar. Ai ka gjithmonë sy edhe pas kokës. Fakti që një anëtar i familjes nuk është edne në tavolinë është shumë i rëndësishëm. Mendoj se në një moment tensioni është rritur ndjeshëm. Duhet që familja duhet të jetë e bashkuar dhe ende nuk është”.

David pranoi se reagimi i shikuesve ka qenë ekstrem ndaj kësaj finaleje shokuese dhe kjo e ka habitur. “Mendova që finalja ishte paksa e stonuar, sigurisht. Megjithatë nuk e besoja se do të ngjallte këtë reagim. Nuk e kisha idenë për këtë”.  

I pyetur për çështjen e jetësh dhe vdekjes së aktorit protagonist, ai refuzon të japë një përgjigje definitive për publikun që diskuton ende pas 8 vitesh. “Ajo që di është se fundi vjen për të gjithë ne. Ndoshta mbaron këtu për Tony, apo në një vend tjetër. Ajo që ka rëndësi është që ia vlejti. Kështu që nuk duhet hequr dorë nga besimi”. /përgatiti lapsi.al/