• |
ide | kryesore

Tuna shfaqet provokuese me mikrofon në gojë

Arkiva, Paparazzi
tuna cover.JPG


Edhe pse nuk këndon live, kur vjen puna tek performanca në skenë, Tuna di t’a shesë si të vërtetë interpretimin e saj. Marrëdhënia e këngëtares me mikrofonin të krijon iluzionin se ajo përpiqet të kapë sa më saktë notat e hiteve që thuajse gjithë publiku i ka mësuar përmendësh. 

Fotot e Tunës duke kënduar janë fiksuar fundjavën e shkuar në kryeqytet, në një nga club-et ku këngëtarja u ftua të kënaqë fansat e saj. Por, veç të pranishëmve atë natë, që krahas muzikës shijuan edhe shfaqjen ekstravagande të ‘zogut’, të tjerët që panë fotot në internet, i komentuan këto poza si pjesë të performancës provokuese, që Tuna dhuron, kur si mjet joshës përdor mikrofonin.