• |
ide | kryesore

Përplasja Rama-Blushi/Si e komentojnë gazetat?

I pakategorizuar
Blushi (1).jpg


Një pjesë e mirë e gazetave të këtij mëngjesi i ka kushtuar një vend të veçantë konfliktit Rama – Blushi, i cili ka zënë shpesh faqet e para. Kështu gazeta pro qeveritare «Dita» ka në ballinën e saj këtë temë me titullin e madh: “Cfarë nuk thotë Blushi”. Pasi i jep deputetit kritik të drejtë në shumë nga fshikullimet e tij, gazeta ngre hipotezën se ai fliste më shumë si shkrimtar apo publicist sesa si politikan. Duke i kërkuar Blushit të propozojë alternative nëse ka «Dita» merakoset më shumë për mënyrën se si po e shpenzon Blushi kohën e deputetit, sesa për thelbin e veprimit të tij. Ajo përsërit një tezë të njohur se ai po harxhon nga koha e zgjedhësve duke u marë me shkrime. Dhe të akuzosh dikë se i përkushtohet gërmave dhe ideve ndërkohë që mbi 10 përqind e parlamentit ka një të shkuar kriminale, kjo është një kritikë pak si e çuditshme.

Por gjithësesi ky konfikt duket sikur do të çojë drejt një divorci përfundimtar Rama- Blushi. Të paktën kështu e hap faqen e saj të parë gazeta ‘Koha Jonë’.

Kësaj çështjeje i ka kushtuar një pjesë të madhe të ballinës së saj edhe e përditshmja më e shitur “Panorama”. Ajo është fokusuar tek kritikat që publicisti Fatos Lubonja i ka bërë Blushit: “Lubonja: “Blushi ka të drejtë për funeralin e Rilindjes, por nuk godet sistemin e nuk jep zgjidhje” titullon ajo.

Lubonja komentoi dje në emisionin e tij të përditshëm shkrimin ku deputeti socialist ndalet tek dallimi që bën Blushi mes PS dhe e Rilindjes, si dhe tek teza e tij se socialistëve i’u desh koalicioni me Rilindjen (që nënkupton politikat e personalizuara të kryeministrit) për të ardhur në pushtet. Por sipas Lubonjës Blushi gabohet në analizën e tij sepse: “Nuk është reale ndarja mes PS-së klanit të Ramës, ato janë një” thotë Lubonja. Ai kritikon gjithashtu tek shkrimi i Blushit mungesën e alternatives dhe mungesën e vizionit se si mund të dilet nga ky funeral.

Po tek kritika që i bën Lubonja qëndrimeve të Blushit është ndalur edhe “Gazeta Shqiptare

Ndërsa një vështrim më original mban gazeta e selisë blu “Rilindja demokratike”. Duke vënë si titull kryesor të lajmit jo atë që ka ndodhur por atë që dëshëron të ndodhë gazeta shkruan: “Pas përjashtimit të Doshit Rama përgatit përjashtimin nga PS-ja edhe të kritikut Blushi".

Disa gazeta të tjera më pranë qeverisë si Shekulli apo Tema nuk i kanë lënë vend në faqe të parë këtij konflikti. Të njëjtën gjë kë bërë edhe Mapo.