• |
ide | kryesore

Ulpiana Lama e la “Pasdite në TCH” për diplomacinë

Arkiva, Paparazzi
ulpiana-aa.jpg


Ulpiana Lama, gazetarja nga Kosova e cila shfaqej çdo pasdite në ekranin e Top Channel me emisionin “Pasdite në TCH” i është futur diplomacise. Prej muajsh të tërë ajo kishte qendruar larg ekraneve por pa shpjeguar për publikun përse u largua nga TCH.
Lama ka nisur punë në Ministrinë e Punëve të Jashtme të Kosovës si këshilltare politike.
Në një intervistë për Telegrafin Lama ka shpjeguar arsyen.
“Më shumë se rikthim në politikë kjo është një hyrje në diplomaci. Kosova ka shumë punë në integrimin e saj në organizatat ndërkombëtare dhe kjo ftesë për të qenë këshilltare në Ministrinë e Jashtme ka qenë e mirëpritur nga unë”, tha Lama.

Edhe më herët Lama kishte deklaruar në itervista të ndryshme se do t’i pëlqente të rikthehej në poltikë, dhe sapo i ka ardhur rasti nuk e ka lënë t’i shpëtojë.