• |
ide | kryesore

Dashuria e Kledi Kadiut me balerinën 18 vjet më të re

Arkiva, Paparazzi
kledi-kadiu-charlotte.jpg


Kledi Kadiu ka tërhequr shpesh vëmendjen e mediave italiane për shkak të punës së tij në televizonet e rendësishme. Pas përvojës si mësues në “Amici” ai më në fund ka nisur të tregojë për jetën private. Charlotte, është balerina 23-vjeçare që i ka rrëmbyer zemrën. Është gjysme franceze dhe gjysme italiane. Mes tyre ka 18 vite diferencë, por dihet që dashuria nuk njeh moshë. Në një intervistë për të përjavshme “Nuovo” Kadiu ka treguar: “Përjetimet e një personi janë shumë të rëndësishme për Charlotte, që si shumë balerinë jeton tashmë e vetme prej shumë vitesh. Ka ardhurvërdallë nëpër Europë dhe është një grua e pavarur. Ka të gjithë elementet për të superuyar diferencën në moshë”. Në këtë reviztë thuhet se Kadiu është goditur menjëherë nga bukuria e balerinës. Nëse kanë plane për t’u bërë prindër. “Për momentin kemi vetëm projekte pune. Gjërat duhet të vijnë natyrisht…” – e mbyll Kledi./lapsi.al/