• |
ide | kryesore

Sërish skandal/ Lady Diana kishte një vajzë të mbajtur sekret (foto)

Arkiva, Stil
di.jpg


Ditët e fundit të “pritjes së ëmbël” të Kate Middleton janë trazuar rëndë. Pas zërave që kanë gjetur hapësirë edhe në faqet e gazetave se një shoqja e saj organizonte orgji, një tjetër “bombë” ka shpërthyer në Buckingham Palace. Rikthehet fuqishëm në aktualitetin e ditës historia e një vajze sekrete të Lady Diana. Nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës, revista “The Globe” shkruan se Princi William nuk është fëmija i parë i Diana Spancer. Ai, në fakt ka edhe një motër disa muaj më të madhe që quhet Sarah. Vajza sekrete e Lady D sot është 34 vjeç dhe jeton në një mënyrë të fshehtë në një fshat të vogël të New England në SHBA.

Sipas asaj që shkruan “The Globe”, ajo ka lindur nga një ovulë e princeshës, e fekonduar nga princi Charles dhe që më pas është vendosur në barkun e gruas së mjekut të familjes. Vajza sekrete lindi në tetor 1981, 8 muaj përpara lindjes së William. Sarah, nga ana e saj nuk e ka mësuar të vërtetën derisa u bë 20 vjeç. Asaj i kishin thënë se prindërit i kishin vdekur në një aksident automobilistik ndërsa të vërtetën e mësoi në një ditar që kishte gjetur.

Po sipas gazetës amerikane, 2 vjet më parë vajza mori një mesazh kërcënues (ndoshta me vdekje) në sekretarinë e telefonit që e bëri të largohet në fshatin ku tashmë jeton dhe duke marrë një identitet sekret. Kjo është një histori e vjetër, pasi edhe më parë është folur për një vajzë të fshehtë të Lady D. Po sipas gazteës ishte kjo histori që e shtyu Kate Middleton dhe William të vizitonin SHBA, ndoshta për të kërkuar motrën e tij që tashmë është zhdukur pa lënë gjurmë./marrë nga Daily Mail, lapsi.al/