• |
ide | kryesore

Intervistë Bleona: Mua më kanë sharë që kur isha e virgjër

Arkiva, Paparazzi
bleonn.jpg


Ka marrë leksione marketingu dhe mode për të krijuar një brand të vërtetë me emrin e saj. Ka regjistruar plot 80 këngë në anglisht dhe do të nxjerrë shumë shpejt gjashtë prej tyre. Dhe në mes të këtij angazhimi, nuk ka lënë pa humbur as mundësinë për të qenë pjesë e jurisë së një pantente ndërkombëtare si X Factor që e riktheu në Shqipëri. Bleona Qerreti flet në një intervistë të realizuar me pyetjet që i kanë bërë lexuesit e Revista Class.

Përse e teproni kaq shumë me veshjet? A nuk mendoni se publikut shqiptar i pëlqen më shumë thjeshtësia?

Unë nuk mendoj me termin “publiku shqiptar apo i huaj”, unë mendoj me termin brand!  Brand i qëndrueshëm apo thjesht mall kosumi për një sezon. Do të thotë: shikoni të gjitha këngëtaret e tjera në botë të rrymës pop që në varësi të këngës kanë dhe lookun. Unë nuk mund të këndoj   “F**ck You I’m Famous” dhe të dal me një xhaketë  të një personi që punon në bankë.

Është çështje branding dhe kush je ti si artist, identiteti yt. Fatkeqsisht këtu në Shqipëri nuk ka firma marketingu që merren me “imazhin e artistëve” në përgjithësi. Këtu artistët veshin një gjë që i ka thënë shoqja e vet (që thotë që është stiliste), që dukesh bukur, pa marrë parasysh këngën që po këndojnë…dhe pastaj, pas 3 muajsh, të njëjtin artist e shikon me një këngë komplet të një rryme tjetër dhe me një veshje komplet tjetër. Këta quhen artistë që nuk e njohin veten kush janë. Unë e di kush jam dhe kjo kam qenë që në fillim: ekstravagante–rebele  që në vitin 1994 kur nuk guxonte njëri. Kështu që…besoj e more përgjigjen që kërkoje.

Pse videot me këngët e tua të vjetra janë fshirë nga youtube? Mund të bëni diçka sepse këngët janë shumë të bukura sidomos "Era" dhe "Adoleshenca"?

Dhe kjo ka të bëjë me brand-in dhe re-branding. Fatkeqsisht, kur ne kemi bërë ato këngë dhe ato video, nuk ka qenë niveli teknik i realizimit i standardit që është sot… dhe sigurisht si çdo artist tjetër në Shqipëri, unë kam bërë atë që ka qenë më e mira për kohën dhe kushtet e Shqipërisë.

Tani unë jam duke mbaruar albumin tim në Amerikë, kam bërë një riedukim  si artiste në fushën e marketingut dhe të modës dhe një rebrand të emrit BLEONA në përgjithësi dhe unë thjesht nuk jam më ai artist që mund të përfaqësohem nga ato këngë, apo foto, apo video që janë realizuar në Shqipëri, në kohën kur kërciste kallashi–që sigurisht për kohën kanë qenë revolucion–por që nuk më përfaqësojnë më mua si artiste. Kështu që kompania ime e PR i ka hequr nga Youtube dhe interneti.

Si arrite të fitoje kaq shumë famë Bleona?

Është një gjë që quhet PUNË. Kur të tjerët ëndërronin për sukses unë kam ndenjur PA GJUMË për ta arritur! Mua më kanë quajtur ëndërrimtare, por në fakt unë jam ajo që NUK KAM FJETUR!

 

 

A ke menduar ndonjëherë të bëhesh nënë?

Sigurisht! E mendoj çdo ditë! Më duhet të gjej personin e duhur për baba. Të sjellësh në jetë një fëmijë është përgjegjësi e madhe  dhe në momentin kur ti je vetë një qenie e kompletuar, atëherë mund të sjellësh dikë tjetër në jetë.

Ke një oratori të admirueshme, gjithashtu  edhe talent, pse nuk përdorni për të rënë në sy këto cilësi, por veshjet ekstreme?

Është pjesë e të gjithë ekuacionit veshja ime. Unë kam 80 këngë në anglisht që publiku shqiptar nuk i ka dëgjuar sepse kam punuar 5 vjet non stop në studio, por kjo nuk do të thotë asgjë. Për të qenë artist i kompletuar, në fillim duhet të gjesh veten në stilin e muzikës, veshjes, oratorisë, mënyrës se si sillesh etj. etj.. Tani Shqipëria dhe e gjithë bota do të dëgjojë muzikën time. Nga 80 këngë, do dalin vetëm 6 këngë fillimisht, në EP-në (publikimi me më pak këngë sesa një album) time që do të lançohet në iTunes në të gjithë botën diku nga mesi i majit, sigurisht janë të menduara super mirë çfarë këngësh më përfaqësojnë sa më mirë si artiste në botë.

 

Foto: Vincent Peters

 

E kuruar në detaj, femër e bukur, por a keni bërë ndonjë operacion plastik ose silikon?

NUK KAM ASNJË QELIZË SILIKON NË TRUPIN TIM dhe e them këtë me krenarinë më të madhe. Sigurisht hundën e kam bërë që në vitin 2001. Unë bëj rregullisht palestër dhe  kam akses në trajtimet më ekskluzive të bukurisë që ekzistojnë sot në botë, por të gjitha këto nuk kanë lidhje me atë që quhet themeli im!

MAMI E BABI janë ata që më kanë dhënë look-un tim dhe sigurisht unë e kam kuruar në detaje.

 

 

Bleona pse vendose të lësh Los Angelos për X Factor?

X Factor fillimisht është një brand ndërkombëtar dhe një arritje që më duhet në karrierën time pas kaq vitesh në skenë. Kishte ardhur koha për mua që për 4 muaj të shkëputesha nga rutina e përditshme në LA me email-et dhe telefonatat pa fund për të ardhur dhe për të marrë dashuri të sinqertë. Është bukur kur del për të pirë kafe me dikë dhe nuk ka axhendë.

Ku qendron sekreti i bukurisë tuaj dhe i të qenit gjithmonë në formë?

Unë nuk abuzoj me veten: nuk kam bërë kurrë drogë, nuk pi alkool, ndonjë gotë verë aty këtu, po jo në sasi të mëdha dhe sekreti im është GJUMI. Unë fle 8 orë çdo ditë. Dhe pi shumë ujë.

 

Foto: Artan Korenica

 

Kur u martove me Ganiun, i dije diferencat shoqërore që kishit?

Kur je në fillim mendon që gjërat do ndryshojnë.

Cili është motivi që të mban kaq të gjallë për të pasur gjithë këtë famë pa ndihmën e dikujt tjetër? Dhe si a del me kritikat  që të bëjnë për veshjen?

Kjo është thjesht sfida ime! Unë jam njeri i sfidave. Unë jam lodhur nga akuzat e kota dhe nga sulmet patetike që më janë bërë që në fillim të karrierës  sime! Mbaj mend në vitin 1996 kur dola me “Lermëni” që të gjithë përflisnin moralin tim në një kohë QË UNË ISHA E VIRGJËR! Të gjitha këto nuk i kupton në atë moshë, por në një moshë shumë herë më të rritur kur fillon dhe reflekton… dhe pas të gjithë këtyre viteve reflektim dhe akuzave të njëpasnjëshme, krjohet një “DRAGUA” që do të sfidojë gojët injorante! Është kaq e thjeshtë historia ime! Sa për veshjen dhe kritikat … tani pas shumë vitesh “reflektim” NUK MË BËJNË ASNJË PËRSHTYPJE!

 

 

Do ikësh prapë apo do rrish në Shqipëri?

Sigurisht do iki në qershor.         

Çfarë ndjesie të jep fakti që shumica e shqiptarëve të paragjykojnë?

Nuk i shoh fare.

 

 

Sa të dashur ke pasur?

Më pak sesa një vajzë normale! PO JU A GARANTOJ KËTË ME JETËN TIME sepse sot të flesh me dikë është bërë sikur po del për drekë, që nuk ËSHTË ASPAK STILI IM I JETËS!

A je e lumtur?

JO, po punoj për të qenë e lumtur.

 

 

Te Euros of Hollywood ishe në rol apo ishe vetja?

Isha vetja, po sigurisht është një reality shoë dhe në filozofinë e vetë këto lloj shoë, kanë gjëra që  janë montuar në mënyrë të ekzagjeruar që njerëzit të ngulen përpara televizorit për ta parë.

Kur do fillosh të bësh gjëra që të mbahen mend, të krijosh familje?

Çdo gjë që kam bërë unë mbahet mend. Ti duhet të kesh problem me memorien nëse nuk mban mend “Kam qejfin tim”, “Mandarinë”, “Ti nuk di as me ma lyp”, “Boom Boom”.

Familjen do ta krijoj atëherë kur ta ketë shkruajtur Zoti.

A do ta shohim Bleonën në X Factor me një kolazh këngësh të saj të vjetra?

JO me këngë të vjetra…sigurisht me të reja.

E kam pëlqyer këngën “Era luan me mua”. E këndoja gjithmonë dhe u kërkoja kushërirave të më dërgonin nga Greqia veshjen ngjyrë e gjelbër që ajo ka në videoklip.  A ekziston akoma ajo veshje në gardërobë?

JO nuk e di ku është … sorry …dhe unë e kisha shumë qejf.

Po në shqip a do të këndosh më?

Sigurisht që do këndoj dhe shqip, thjesht duhet kënga e duhur.

E ke menduar ndonjëherë si do kishte qenë jeta jote nëse nuk do ishe  këngëtare. Do me thënë çfarë drejtimi do merrte, ose çfarë profesioni do kishe?

JO nuk e kam menduar sepse unë kam kënduar që 5 vjeç në Shtëpinë e Pionierit dhe kam luftuar që të jem këngëtare pasi nuk mund të mendoja asnjë profesion tjetër për veten.

 

 

Ke sakrifikuar dhe ke punuar shumë me synimin për të arritur majat edhe në Hollyëood dhe kjo gjë ka kostot e veta në shumë drejtime. Mendon që nuk do pendohesh asnjëherë për zgjedhjen tënde?

Ka net sigurisht që unë pyes veten “Çfarë po bej me jetën time?”, por çohem nga gjumi në mëngjes dhe bëj të njëjtën gjë që mua më bën të lumtur. MUZIKË.