• |
ide | kryesore

Stresi dhe Noizy nuk janë pajtuar, lajmi është spekulim

Arkiva, Paparazzi
stresi_5270.jpg


Ishin të shumta reagimet se dy këngëtarët e muzikës rap Stresi dhe Noizy janë pajtuar. Pati edhe nga ato portale që shkruan se mes tyre do të ketë edhe një këngë të përbashkët. Por jo. E gjitha është një spekulim dhe mes tyre nuk do të kenë kurrfarë bashkëpunimi. Burime të afërta me Stresin i kanë thënë “Gazetës Express” se ky lajm është një spekulim. “Express” shkruan se lajmin e dha fillimisht balkanweb.com ku kishin shkruar se dy reperët i kanë dhënë fund armiqësisë së tyre dhe se shpejti ata do të bëjnë një këngë. Por, ky lajm është tërësisht i pasaktë, dhe dy reperët nuk do të bashkëpunojnë fare me njëri-tjetrin. Ndoshta lajmi ka dalë nga ajo që Stresi kishte thënë në një emision që |çuni është i talentuar dhe nuk kam armiq, sidomos në muzikë, vetëm kolegë….”