• |
ide | kryesore

Ambasada e re/ Ja si po rrënjosen amerikanët në Prishtinë (fotot)

Arkiva, Planet
amb.jpg


Ambasadorja e SHBA’së në Prishtinë, Tracey Ann Jacobson ka publikuar në Tëitter një fotografi të objektit të ri të Ambasadës që filloi të ndërtohet sot

Fotografi digjitale e Ambasadës së re dhe të bukur në Prishtinë” ka shkruar Jacobson në Twitter. Këtë të martë është vënë gurthemeli për ndërtimin e objektit të ri të ambasadës së Amerikës në Kosovë. Ndërtimi i saj do të bëhet në hapësirën prej 5 hektarësh në lagjen “Arbëria” në kryeqytet, tokë kjo që i është dhënë ambasadës në shfrytëzim për 99 vjet. Ceremonia e nisjes së ndërtimit është quajtur moment historik. Aty kanë marrë pjesë  Ambasadorja e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Tracey Ann Jacobson, Presidentja e vendit, Atifete Jahajga dhe Kryeministri Isa Mustafa (ne fotot poshte).

Një ditë pas vënies së gurthemelit për ndërtimin e Ambasadës Amerikane në Kosovë, në web faqen zyrtare të Departamentit të Shtetit u publikua njoftimi. Në të thuhet se Ambasada Amerikane do të ndërtohet si simbol i qëndrueshëm i miqësisë me Republikën e Kosovës.
Njoftimi jep detaje rreth ndërtesës së ambasadës e cila do të shtrihet në 12 hektarë tokë në Prishtinë. Ambasada do të përfshijë një kancelari, një vendbanim të Trupave të Marinës Amerikane, një ndërtesë kryesore për shërbime dhe vendqëndrimet për stafin e ambasadës.
Ky projekt do të kushtojë 215.5 milionë dollarë, transmeton Klan Kosova.
Departamenti i Shtetit njofton se shumica e punëtorëve do të jenë kosovarë.