• |
ide | kryesore

Morgan Freeman: Marijuanën nuhas, e tymos, e pi dhe e ha…

Arkiva, Paparazzi
taboo-feature.jpg


“Gruaja ime e parë ma tregoi përdorimin e marijuanës shumë vite më parë. Si e marr? Në shumë mënyra: e ha, e pi, e tymos, e nuhas”. Deklarata vjen nga direkt nga një fitues i çmimit Oscar, Morgan Freeman që në një intervistë për “Daily Beast” ka rrëfyer se është një përdorues i rregullt i marijuanës duke dhënë mbështetje të plotë për legalizimin e saj.

Freeman, sot është 77 vjeç, pati një aksident automobilistik 7 vjet më parë që i shkaktoi dëme të përhershme në sistemin nervor të në dorën e majtë. Mban gjatë gjithë kohës një fasho të lidhur në këtë krah. “Sa herë që kam dhimbje në krah marr kanabis. Është i vetmi që më lehtëson. Thonë se marijuana mund të heqë dhimbjen e të rinjve që vuajnë nga krizat e epilepsisë. Për këtë i duhet thënë “po” legalizimit të këtij bari në këtë drejtim. Çfarë efektesh negative mund të ketë” – e mbyll Freeman./lapsi.al/