• |
ide | kryesore

Misioni Armina/Vazhdon të joshë Liri Berishën

Arkiva, Paparazzi
armina (1).jpg


Eshtë folur shpesh për një këmbëngulje të shfrenuar të Armina Mevlanit për ti hyrë në zemër prindërve të të dashurit të saj aktual, Shkëlzen Berishës. Pasi u injorua në një pritje presidenciale prej Saliut dhe Lirisë, pasi arriti para disa javës të pozojë pranë asaj qe e shikon si një vjehrrë të ardhshme, Armina ka vazhduar operacionin e afrimit. Në një intervistë për “Panorama Plus” ajo ka treguar se si ka ndihmuar një vajzë në nevojë që ëndërron të bëhet modele në emisionin “Surpriza je ti” në Agon Channel.  Dhe Armina nuk ka humbur rastin për të treguar se frymëzimi i saj mbetet Liri Berisha: “Edhe përpara se të njihja Zenin e kam vlerësuar prej kohësh atë, për fondacionin që ka ngritur dhe për ndihmën e madhe që ajo ka dhënë për fëmijët talasemikë dhe që vazhdon të japë për fëmijët autikë”. Për ti hequr kapelen, Armina, apo jo?