• |
ide | kryesore

Miriam Cani zbulon ‘live’ se është shtatëzënë, Bleona bëhet xheloze

Arkiva, Paparazzi
image.jpg


Pas gati 8 vitesh bashkëjetesë, çifti i njohur i show biz-it shqiptar Alban Skënderaj dhe Miriam Cani do të bëhen prindër për herë të parë. Lajmin surprizë e ka dhënë vetë kantautori gjatë mbrëmjes të së hënës live në Tv Klan, në kohën kur po komentonte për partneren e tij, e cila këtë edicion të X Factor, i është bashkuar panelit të jurisë. "Tashmë, në këtë juri ne jemi 5 vetë"- tha pa pritur Albani duke zbuluar kështu se Miriami është në javët e para të shtatëzënisë. Anëtarët e tjerë të panelit duket se e mësuan aty për aty lajmin dhe nisën të bënin batuta. Pandi tha se e kishte parashikuar dhe ndihej si Nostradamusi pasi fjala e tij doli, kur pas Nora Istrefit që ngeli shtatëzënë pasi u ul në jurinë e X Factor, i njëjti fat e priste edhe pasuesen. Në këtë moment Bleona e cila e ka shpallur hapur se do një fëmijë dhe mbi të gjitha një burrë, u duk paksa xheloze kur u ankua se ia kishin bërë me hile pasi në karrigen "që të lë shtatëzënë", duhet të ishte ulur ajo…/lapsi.al/