• |
ide | kryesore

Pse dështoi Top Fest? Lori Hoxha i jep fund krijimit të babait të saj

Arkiva, Paparazzi
elegance lori.jpg


Top kush? Më pas, kujtohesh se dikur ka qenë një nga shfaqjet më të këndshme televizive. Por sot, Top Festi përveç jehonës së hiteve që u ngulitën në mëndjen e shqiptarëve vitet e para, u shndërrua gati si një detyrë për t’a çuar përpara, për hir të historisë a hatrit të Tanit, kruijuesit të Festivalit të Muzikës Moderne Shqiptare. Në edicionin e 12-të sivjet, festivali që ngjit në skenë çdo tip këngëtari, rreth 150 për çdo vit, duket se është vetëvrarë pikërisht nga kjo formulë.

Mbyllja e Top Fest ishte thuajse një domosdoshmëri. Kjo jo për të na kursyer lloj lloj fytyrash e muzike që transmetohej për muaj me rradhë në Top Channel, sepse publiku është inteligjent dhe prej vitesh ishte shkëputur nga fiksimi i Top Festit, por më tepër, për të shpëtuar një krijesë nga deformimi e degjenerimi, që kurrësesi nuk mund t’ja lejonte vetes të shiste tallavanë për muzikë moderne.

Nora Istrefi në edicionet e para të Top Fest

Muzika Moderne Shqiptare me sa duket ka ndërruar kah. Nora, Tuna, Alban Skënderaj etj, morën atë që donin nga debutimi në Top Fest dhe tashmë po udhëheqin lojën. 

Tuna dhe Jonida Maliqi në edicionin e 3-të

Yjet e dikurshëm të finaleve të mëdha të këtij festivali, nuk e begenisin më skenën që i bëri të famshëm. Personazhet e dashur të publikut po prodhojnë këngë e video të shtrenjta, pa pasur më nevojë, për daljen krah emrave të pa njohur në një event që ka humbur funksionin fillestar. 

Megjithëse treguesit e dështimit nga viti në vit u bënë më evidentë, për goditjen finale do të duhej trashëgimtarja Lori Hoxha, e cila pranoi se Top Fest po mbyllet pasi nuk është në drejtimin e duhur: “Në gjykimin tonë, festivali si formë e ka kryer tashmë misionin e tij. Vit mbas viti ky festival ka evoluar duke nisur trende dhe mënyra të reja. Tashmë ndodh diçka tjetër. Publiku ynë është i mësuar me format europiane të vlerësimit të muzikës dhe ne nuk mund të pretendojmë të jemi më ekspert se Europa apo bota.” – është shprehur 23-vjeçarja në intervistën për “Elegance” të muajit Maj. Lori e cila këtë vit u vendos në krye të skuadrës udhëheqëse të festivalit, duket se nuhati atë që nën zë edhe vetë punonjësit e Top Media kishin kohë që artikulonin, “…edhe Rin Festi ka qenë më mirë se sa Top Festi”. Krahasimi me festivalin e shkollave të mesme, thuhet se nxiti vajzën e madhe të Dritan Hoxhes të ndërmarrë hapin e madh dhe ndoshta të duhurin.

“Ne, do të marrim përsipër të vlerësojmë punën e një viti të të gjithë artistëve në një mbrëmje të vetme, me një hybrid midis eksperiencës më të mirë botërore të “Grammy’s”, “MTV awards” e kështu me rradhë. Do të jetë një natë madhështore çmimesh, vlerësimesh, spektakli dhe feste.” – zbulon për herë të pare fatin e Top Fest, pas lajmit të mbylljes me hashtag-un #topfestiifundit, Lori.

Lapsi.al