• |
ide | kryesore

Rezervoni këtë datë. Në Tiranë vijnë Ata, të vërtetët – “The Blues Brothers”

Arkiva, Paparazzi
hapja blues.png


25 maji po shënon rikthimin e eventeve të muzikës së vërtetë, artistëve të famshëm interncionalë, koncertve Live që të përfshijnë në emocione. Të gjithë i kujtojmë me nostalgji shfaqjet e gjalla që Europe, Zuçhero, Cranberries, Vaya con Dios, Reamon, Deep Purple etj, dhuruan për publikun kryeqytetas vite më parë. Por, me sa duket eksperienca e jashtëzakonshme e të qenit pjesë e shfaqjeve spektakolare të emrave të mëdhenj, nuk paska qenë e thënë, të mbesë thjesht dhe vetëm një kujtim i së shkuarës. 

Zucchero në Tiranë 2007

The Cranberries në Tiranë 2007

Edhe pse në gjithë botën kriza ka ndikuar në uljen e organizimit të koncerteve, blerjes së muzikës dhe në minimizimin e shpenzimeve të luksit për eventet, shfaqjes që do të shohim të hënën e 25 majit në Pallatin e Kongreseve, nuk do t’i mungojë asgjë. 

Shumë, mund t’i kenë parasysh dyshen e famshme, John Belushi dhe Dan Aykroyd tek filmi hit “Blues Brothers”, por pak kush mund ta dijë se aktorët e njohur patën krijuar që në vitet ’80 bandën e tyre me mbi 10 anëtarë. 

Shumë, mund të përdorin sot e kësaj dite syzet e zeza ikonë të “Ray Ban”, por pak kush mund ta dijë se ishin pikërisht “Blues Brothers”, ata që i shndërruan në brand botëror.

Të gjithë mund ta dinë se i ndjeri John Belushi ishte shqiptar, por jo të gjithë jami të qartë se banda e vërtetë “The Blues Brothers” është prodhim tërësisht i tij. 

Mundet që muzika ‘blues’ të mos jetë një nga tendencat e kohës, por të përjetosh shfaqjen plot adrenalinë që buron nga energjia e muzikantëve më të zotë të këtij zhaneri, nuk është aspak për t’u humbur. 

Ata mund të duken vërtetë të plakur në pamje të parë, por turneu i tyre “Misioni Vazhdon”, është një nga më të ndjekurit që po bën të gjithë moshat të argëtohen.

Lapsi.al është partner zyrtar i këtij eventi dhe në ditët në vazhdim, do të sjellë të tjera materiale ekskluzive, në lidhje me koncertin e shumëpritur të “Blues Brothers” në Tiranë. Na vizitoni pwr surpriza e bileta falas.

Më poshtë kemi zgjedhur disa prej hiteve që çunat do të performojnë në shfaqjen e 25 majit në Pallatin e Kongreseve.