• |
ide | kryesore

Armina dhe Shkëlzeni po planifikojnë dasmën?

Arkiva, Paparazzi
image.jpg


Gjithnjë e më shpesh, çifti i përfolur për lidhjen e tyre, Armina dhe Shkëlzen Berisha po shfaqen krah njëri-tjetrit në ambiente publike. Por, e veçanta kësaj here ishte ardhja e tyre në mbrëmjen e “Ami Event”, ku u prezantuan fustanet e sezonit të ri për nuse. Ata ndoqën me vëmendje sfilatën e modeleve aq sa të ngjallnin dyshime se janë duke planifikuar diçka të afërt për dasmën e tyre. Pas gati tre vitesh lidhje dhe bashkëjetese, takimeve mes familjarëve dhe daljes hapur si çift i konsoliduar, duket se Ish-miss Albania dhe djali i ish-kryeministrit, nuk e kanë të largët ditën e martesës.