• |
ide | kryesore

Armir Rrahmani lë Partizanin për Splitin

I pakategorizuar
rahman.jpg


Amir Rrahmani është lojtari më i ri i Split-it në Kroaci. Mbrojtësi i Partizanit ka arritur një marrëveshje 4-vjeçare me klubin kroat ku aktivizohet sulmuesi i Kombëtares Sokol Cikalleshi (13 gola këtë sezon).

Rrahmani mbërrin te Split-i në parametra zero, pasi klubi i kuq nuk ofroi rinovimin e kontratës, çka bëri që Split-i të shpejtonte për të nënshkruar me një afat optimal. Sa për kujtesë, kur Sokol Cikaleshi u transferua te Split-i, Kukësi përfitoi 150 mijë euro.

Në fakt, për kosovarin 21-vjeçar ka pasur një interesim të fortë dhe gjatë merkatos së muajit janar nga ana e Split-it, por atëherë Partizani vendosi ta bllokojë tratativën me idenë se ai ishte i domosdoshëm për objektivat e 15 herë kampionëve.

Burime për Sportal.al thanë se, Rrahmani është tepër i pëlqyer nga trajneri Zoran Vuliç dhe konsiderohet si një investim serioz për të ardhmen.

Gjatë këtij sezoni, Amir Rrahmani është aktivizuar në 32 ndeshje me Partizanin, ndërsa ka realizuar edhe 3 gola (Elbasani, Flamurtari dhe Apolonia)../sportal.al/