• |
ide | kryesore

Gjendja e kombëtares në prag të ndeshjes me Francën

I pakategorizuar
kombetarja_32.jpg


Trajneri Gianni De Biasi do të ketë një ekip jo dhe aq të freskët fizikisht, për ndeshjen miqësore me Francën më 13 qershor në “Elbasan Arena”. Elseid Hysaj rezulton edhe lojtari më i aktivizuar 30 nga 35 ndeshjet e luajtura deri tani në Serie A. Shkëlzen Gashi dhe Taulant Xhaka kanë luajtur 27 nga 32 ndeshjet. Sokol Cikalleshi, 29 nga 32 ndeshjet; Ansi Agolli 24 nga 30 ndeshjet, shkruan Sportal.al.

Përveç, sulmuesit Hamdi Salihi që e përfundon kampionatin në Izrael, më 16 maj, shumica e lojtarëve e mbarojnë fund të majit, madje për Ergys Kaçen me PAOK-un do të ketë edhe një “play-off” që e çon përfundimin e kampionatit përtej mesit të qershorit, nisur edhe nga shtyrja e kampionatit në Greqi.

Ansi Agolli e mbaron kampionatin në Azerbajxhan në datën 28 maj, por Karabakh-u do të luajë finalen e Kupës së Azerbajxhanit më 3 qershor. Edhe Ledian Memushaj do të jetë në play-off me Pescara-n e Serie B për një vend në Serie A. Në Itali kampionati mbaron, më 31 maj; në Gjemani më 23 dhe 24 maj. Në Zvicër, atje edhe ku luan një pjesë e mirë e lojtarëve të Kombëtares, sezoni përfundon më 29 maj.