• |
ide | kryesore

Ermal Mamaqi nuk ndërron kostumin gjithë ditën (foto)

Arkiva, Paparazzi
ermal mamaqi 3333shhh.JPG


Duket se këngëtari Ermal Mamaqi është shumë i zënë me punët që bën sa ndonjëherë harron edhe të ndërrohet gjithë ditën. (Shaka Ermal! Megjithatë kjo që ke bërë ditën e premte mund të quhet edhe rekord.) Pasditja nisi me një ceremoni të Ami Event dhe ky Ermali u paraqit me një kostum ngjyrë blu. Foto, buzëqeshje, selfie… Facebook, etj.

Pas kësaj Ermali u shfaq në “Zonë e lirë” të Arian Çanit në Tv Klan për të prezantuar këngën e te "Senorita" ku mbante të njëjtin kostum.

Rastësia e solli që me kostum blu të prezantohej edhe kandidati i pavarur për bashkinë e Tiranës, Sazan Guri.

Kujtuar se u mbyll me kaq? Jo. Ermali shkon me të njëjtin kostum në “Top Show Magazinë” të Alban Dudushit në Top Channel.

Ose Ermali e ka me qejf këtë kostum. Ose nuk ka pasur fare kohë të ndërrohej pasditen e së premtes.  /lapsi.al/