• |
ide | kryesore

Fjalët e Gugash Maganit pas dorëheqjes nga Tirana

I pakategorizuar
magani.jpg


Jep dorëheqjen trajneri i Tiranës Gugash Magani. Ai ka marrë përsipër humbjen e thellë 4-1 ndaj Kukësit. Në një prononcim për Super Sport, trajneri i bardhëbluve ka shprehur keqardhje dhe turp për humbjen e pësuar në Kukës.

“Largohem. Me vjen keq dhe turp per kete humbje! Nuk mundet Tirana te paraqitet keshtu! Marr pergjegjesite e mia, por skuadra nuk me bind taktiksht! Eshte e papranueshme qe te varemi nga te tjeret per pjesemarrjen ne Kupat e Europa. Largohem definitivisht”, – u shpreh trajneri pas ndeshjes.

“Nuk kam asnje kontakt me Flamurtarin. Mund te jete dëshira e tyre per te me pasur trajner, por nuk kam pasur asnje kontakt. Kam qene gjithnje i fokusuar te Tirana. Kemi gabuar shume ne merkato. Kemi marre tere kohen gjenerale, por ne ekip duhen edhe gjenerale. Kukesi kishte sot ushtare dhe jo gjenerale ne fushe”– tha Magani.