• |
ide | kryesore

VIDEO/ Nervozohet Lori Hoxha: Nuk e di çfarë është Top Festi!

Arkiva, Paparazzi
LORI NERVOZOHET.jpg


Një video e çuditshme e shpërndarë nga Ledion Liço, duket se po habit jo pak. Prezantuesi i Top Channel postoi një mesazh nga "kunata" e tij Lori Hoxha, e cila shfaqet aspak e qetë për shkak të interesimit të publikut, që i kërkon shpjegime për "lojën" që ajo vetë hapi. Bëhet fjalë për Top Festin e Fundit që trashëgimtarja e Top Medias ka folur prej javësh kudo. E nisën në Instagram përmes një hashtag-u #topfestiifundit. Më pas në intervistën për "Elegancë", Lori Hoxha tregoi se këtij formati i ka ardhur fundi, për t'u zëvendësuar nga një koncept i ri vitin tjetër. Por, prononcimi në videon e Instagramit të krijon konfuzion. Vetë ajo që u prezantua në një nga puntatat e Top Show si drejtuesja/ producentja e këtij edicioni të Top Fest, pikërisht këtë gjë e mohon. 

"Po njerzit e marrin seriozisht që unë jam producente dhe më pyesin mua çfarë është Top Festi i Fundit? Ku e di unë, unë një herë kam shku' aty. Do shkoj edhe në finale, kaq." 

Ky është video mesazhi i Lorit për Top Festin të cilit duket se ndryshe nga vitet e shkuara, në shenjë zie, këtë vit do t'i shtrojnë tapet të zi.

https://instagram.com/p/23OBWJNaKq/