• |
ide | kryesore

Elhaida Dani ka probleme me zërin?

Arkiva, Paparazzi
image.jpg


Interpretimi me probleme në gjysmëfinale i këngëtares shqiptare në Eurovision, i komplimentuar por pa i shpëtuar kritikave, duket se ka bërë që Elhaida Dani, të tregohet më e kujdesshme. Fotoja e shpërndarë në rrjetet sociale një ditë pas performancës në skenën e Vienës, tregon 22-vjeçaren me një fans të sajin, duke bërë me duar shenjën e shqiponjës. Por, ajo që të bie në sy është veshja e trashë me xhupin e lëkurës dhe shalli që Elhaida ka mbështjellë qafën. Përkundër fansit që është me të shkurtra, përfaqësuesja e Shqipërisë duket se ka marrë masa për të ruajtur zërin që i duhet më shumë se kurrë në finalen e 23 majit.