• |
ide | kryesore

Ermal Mamaqi, sozi e Blendi Fevziut/ Tullac dhe me shkop në dorë përpara gazetarit

Arkiva, Paparazzi
mamaqi fevziu.jpg


Ermal Mamaqi ka surprizuar sërish. Në emisionin e tij të së premtes “6 ditë pa Ermalin” ai kishte të ftuar gazetarin dhe drejtuesin e emisionit Opinion, Blendi Fevziun. Mamaqi, që shquhet për humorin e tij të hollë, e thumboi me disa batuta Fevziun. Por supriza më e madhe ishte imitimi i pamjes së gazetarit. Ai u shfaq pa flokë dhe me një shkop në dorë, si një sozi e Fevziut. Kjo pamje e kapi në befasi gazetarin, por atij i pëqeu kjo gjetje, ndaj edhe e ndau një foto të tyre në faqen e tij në Facebook.