• |
ide | kryesore

Finalja/Fotot e festës së Elhaidës pas kualifikimit

Arkiva, Paparazzi
festa.jpg


Elhaida Dani ka festuar pasi ajo do të këndojë edhe të shtunën në finale të Eurovizionit. “I’M Alive dhe Elhaida Dani ishte emri i parë që u konfirmua nga juria e 16 shteteve për të kaluar në finale të “Eurosong” që do të mbahet të shtunën. Elhaida këndoi e 14 më radhë, ndërkaq konsiderohet favorite për ta fituar këtë garë nga shumë sondazhe që janë bërë nëpër Europë.

Për dallim prej herëve të tjera kur Shqipëria priste në ankth për të shkuar ose jo në finale, kësaj here Shqipëria ishte e para ajo që shpallen prezantuesit e festivalit. Elhaida menjëhere pas kualifikimit tha se ndihet mjaft e lumtur dhe e ‘çmendur’ sepse nuk e priste të dëgjonte emrin e saj të parin.

Pas kësaj, Elhaida kishte pak kohë për të festuar. Shikojeni festën e saj në disa fotografi dhe me poshte videon e kenges.