• |
ide | kryesore

Getoari pa patentë, nuk i ndahet makinave

Arkiva, Paparazzi
image.jpg


Pak ditë më parë Policia e Tiranës i bllokoi patentën, por Geti i Tingullit 3nt duket se nuk e ka problem të ulet pasagjar. Në foton më të fundit të shpërndarë për fansat e tij në IG, reperi shfaqet në makinë me një koleg. Pa e komentuar lajmin e gjobës 200 euroshe dhe heqjen e patentës, 33-vjeçari duket se ka pranuar shkeljet e bëra për të cilat u dënua nga Policia Shqiptare. Getoar Selimi kaloi semaforin me të kuq dhe nuk iu bind patrullës së Policisë për të ndaluar. Por, ndryshe nga ajo që mund të konsiderohet fabul ideale për një videoklip, ngjarja reale, i ka kushtuar shtrenjtë këngëtarit kosovar.