• |
ide | kryesore

Pse Nora Istrefi vendosi të lindë në Shkup?

Arkiva, Paparazzi
nora hapja.jpg


Ardhja në jetë e Renee, vajzës gati 1-javëshe të këngëtares nga Prishtina, ka shuar kuriozitetin e të gjithëve që me të drejtë, u habitën kur mësuan se Nora lindi në Maqedoni. Sipas 31-vjeçares, zgjedhja e Shkupit dhe spitalit privat atje, nuk do të thotë se Kosova “nuk ka mjek të mirë, por spitalet nuk kanë pajisje aq ta mira sa i ka Acibadem Sistina”, ka shpjeguar këngëtarja pas daljes nga spitali.

Në artikullin e gjatë në formë reklame, botuar në faqen e spitalit ku çifti Istrefi-Berisha sollën në jetë më 15 maj vajzën e tyre të parë, Nora ka rrëfyer se e ka patur të vështirë zgjedhjen e emrit: “Emri i parë që më ka pëlqyer më së shumti ka qenë Renee, pasi që edhe është unik në vendin tim. Po ashtu edhe shkronja e parë e emrit është e njëjtë me të burrit tim, Robertit.”
Çifti së bashku me vajzën e vogël kanë lënë të mërkurën Shkupin dhe janë nisur drejt Prishtinës në shtëpinë e tyre.