• |
ide | kryesore

Eurovision, Shqipëria e parafundit

Arkiva, Paparazzi
elhaida 26.jpg


Të shtunën e 23 majit do të mbahet finalja e madhe e festivalit europian të muzikës “Eurosong Contest”. Pas shortit që u hodh në përfundim të gjysmëfinales së mbrëmshme, këngëtarja jonë përfaqësuese do të këndojë e 26-ta nga 27 shtete në konkurim. Sipas kësaj rradhe, Elhaida Dani do të mbajë nën ethe shqiptarët, të cilët do të duhet të presin deri në fund të shfaqjes për të parë interpretimin e “I’m Alive”. Shorti për të qenë e parafundit duket të jetë në favor të Shqipërisë, përderisa menjëherë pas Italisë që këndon e 27-a, do të hapet televotomi. Hit-i i Shqipërisë të ngel në mendje dhe me gjasë, të tejmbushur nga shumëllojshmëria e tingujve dhe e 25 interpretimeve më herët, europianët do të votonin një këngë që nuk të lodh. Përkundrazi, dhuron atmosferë dhe emocion.