• |
ide | kryesore

Fituesja e EUROVISION 2015 është… Elhaida Dani

Arkiva, Paparazzi
elhaida fituese.jpg


… kjo të paktën, nëse fituesja e Eurovision do të vendosej nga klikimet, pëlqimet, komentet dhe gjithçka tjetër që ka të bëjë me median virtuale. Sipas Adobe Digital Index që ka përpunuar gjithë feedback-un e e rrjeteve sociale si Facebook, Google+, Reddit, Tëitter, Dailymotion, Flickr, Instagram, Tumblr, VK, Disqus, Foursquare, Metacafe, WordPress dhe YouTube, imazhi më i përdorur rezulton të jetë “I’m Alive”.

Pas gjysmëfinales së dytë, Top 10 e shteteve më të klikuara që bazohet tek “zhurma” e shkaktuar në rrjetet sociale, kryesohet nga Shqipëria dhe e ndjekur nga Australia. Kujtojmë se nëse fiton, Australia ka të drejtë të zgjedhë një nga shtetet Europiane për të zhvilluar Eurovision-in e saj. Të shpresojmë që një “aleancë” me Shqipërinë të shfaqet në horizont, nëse Australia votohet e para në natën Finale të 23 majit dhe Eurovision-i i ardhshëm, të mbahet në Tiranë.