• |
ide | kryesore

Rita Ora, Bleona dhe Angela Martini bëhen bashkë kundër AIDS

Arkiva, Paparazzi
rita bleona angela.jpg


Mbrëmjen e së enjtes në Cannes është mbajtur eventi i përvitshëm që fondacioni Amfar, organizon në mbledhje të fondeve që shkojnë për zbulimin e risive në luftën kundër AIDS. Për të disatin vit rradhazi, në galanë e bamirësie edhe këtë vit, nuk kishin si të mungonin shqiptaret e show-biz-it. Bleona dhe modelja Angela Martini të shoqëruara, u nisën bashkë nga Shqipëria për të marrë pjesë në tapetin e kuq dhe party-n e eventit.

E nëse Bleona veshi krijimin e Mirela Nurçes që një javë më parë u shfaq në X Factor, Rita Ora parakaloi me fustanin e Marchesa.