• |
ide | kryesore

Rudina Xhunga “kap” Houellbecq

Arkiva, Paparazzi
Rud.JPG


Gazetarja e "Shqip" sapo ka përfunduar një intervistë të gjatë me shkrimtarin kontrovers Michell Houellebecq i cili u shumëdiskutua në fillim të janarit pas atentateve vrastare në "Charlie hebdo". Pikërisht ato ditë Houellebecq prezantonte romanin e tij të fundit "Nënshtrimi" i cili si për ironi trejtonte temën e një France që islamizohet pasi një parti muslimane fitonte zgjedhjet në 2017-ën. Houellebec konsiderohet si një klient tekanjoz dhe aspak i kollajtë për mediat. Ai me vështirësi jep intervista dhe shpesh i anullon takimet e tij me gazetarët. Por ai i ka thënë Xhungës se Top Channel ka përfituar si ai nuk kishte parë ndonjëherë në jetë një shqipëtar. Ai kishte kuriozitet këtë vend ish komunist dhe me bashkëjetesë fetare. Houellbecq nuk ka nguruar të bëjë për shikuesit shqiptar edhe një përshkrim apokaliptik: "shumë shpejt do të fillojë lufta. Janë të gjitha shenjat ka thënë ai. Ende nuk dihet se kur do te transmetohet kjo interviste tejet e vecantë.