• |
ide | kryesore

Ermal Mamaqi: “Veliaj njeriu me fiq në dorë që bën selfie”

Arkiva, Paparazzi
emalooo.jpg


Si i imagjinon Ermal Mamqi tre kandidatët që garojnë për Tiranën? Megjithëse ai thotë se e ka të ndaluar nga Digitalb që të shprehë preferencat e tij politike (probleme kontrate) moderatori i "6 ditë pa Ermalin" ka opinionet e tij. Duke qenë se është i vetmi drejtues që i ka pasur në studio të tre kandidatët kryesorë ai ka dhënë edhe përcaktimet për ta në Panorama plus, pa shmangur notat e humorit.. Erion Veliaj është një njeri "me fiq në dorë duke bërë selfie". Ndërsa Dr Halim Kosova është "gjithnjë me dy këmbë të hapura para tij" ndaj të cilave ai mban një fytyrë mosbesuese.  Por Ermali nuk ka shmangur as kandidatin e pavarur Gjergj Bojaxhi të cilin e ka pasur në studio bashkë me kecin e tij. Mamaqi ka një këshillë për të gjithë kolegët. Mos e ftoni të emision me kecin se të pshurr studion. ai niset nga eksperienca personale kur keci i bojaxhiut i urionoi në studion e emisionit të tij.