• |
ide | kryesore

Shfaqet Ajola Xoxa, drekon me vullnetarët e Erionin

Arkiva, Paparazzi
image.jpg


Bashkëshortja e Erion Veliajt duket se kishte vendosur të qëndronte larg fushatës së zhurmshme që po bënte burri i saj, por këto foto, tregojnë një rikthim në skenë të asaj që siç e përshkroi vetë 31-vjeçarja, përjetoi dasmën si të princeshave në Kalanë e Gjirokastrës. Dreka që uli në tavolinë burrë e grua dhe gjashtë vullnetarë fushate, u shtrua në katin e dytë të restorantit “Taiwan”. Me sa kuptohet, një rol jo të vogël ka edhe Ajola në këtë fushatë.
Ajo ishte e para që me të drejtë u gëzua për lajmin e kandidimit të bashkëshortit të saj për Bashkinë e Tiranës. Por vetëm pak orë më vonë, juristja Xoxa e fshiu statusin ku shkruante “Je njeriu më punëtor që njoh”.