• |
ide | kryesore

Veliaj arrin kulmin: “Jam shumë krenar që parlamenti ka një nënkryetar si Shpëtim Idrizi”

I pakategorizuar
idrizi-300x163.jpg


Nëse togfjalëshi se nacionalizmi është streha e fundit e maskarenjve është i vërtetë, Erion Veliaj e ka merituar plotësisht atë. Sot në hapjen e fushatës së partisë së Shpëtim Idrizit, ai ka kapërcyer çdo cak. Ai ka deklaruar:”Unë jam shumë krenar që parlamenti ka një nënkryetar si Shpëtim Idrizi” ka thënë Veliaj. Nuk dihet se përse është ndjerë krenar Erioni: për pjesën kur Idrizi qe drejtor doganash i Fatos Nano,selinë e të cilit Veliaj si “Mjaftist” e qëllone me letër higjenike, apo për pjesën kur ai mbështeste qeverinë Berisha që Veliaj,  tashmë socialist, e quante kriminale. Me të vërtetë hipokrizia e Erionit që kërkon vota, ka mbërritur në kulm.  Ngritjen e idrizin në karrigen numër dy të parlamentin publicisti Fatos Lubonja e kishte konsideruar si shenjën e fundit të degradimit të politikës. Ndërsa të njëjtën ngjarje, për arsye të ndryshme, Athina zyrtare e pati fshikulluar ashpër.

 Por pavarësisht se në vitet e fundit Shpqtim Idrizi ka ndërruar tre herë kamp, Veliaj ka dashur që bashkë me të ta paraqisër veten si patriot .

“Ka disa njerëz të cilët mundohen të na thonë që çmimi që ne paguajmë kur hymë në Europë është medemek që duhet të flasim më pak për vendit tonë.

Nuk duhet të paguajmë çmimin e patriozitmit për integrim. Unë jam i nderuar që Idrizi është nënkryetari i Kuvendit. Pavarësisht që ka disa zëra që mundohen të fusin panik, ne jemi krenare që e duam Shqipërinë dhe kjo na bën më shumë evropianë”. Pastaj veliaj ka shtuar:”Për herë të parë, bashkë me këtë koalicion dhe PDIU kemi berë të mundur që qindra dhe mijëra emigrantë kemi bërë që ti njihen vitet e punës në emigracion. Kjo është dicka konkrete. Ka edhe disa parti të tjera që thonë nuk është vetëm parita çame patriotike, ka edhe të tjera. Po pyetja është kush parti ka bërë për njohjen e viteve të punës”? (lapsi.al)