• |
ide | kryesore

Ekskluzive/ Çfarë ndodhi në takimin mes Eliza Dushkut dhe Edi Ramës?

Arkiva, Paparazzi
image.jpg


Shqiptarja e njohur në Hollywood është kthyer në origjinë. Eliza Dushku, ka ardhur në Tiranë për një tjetër projekt filmik, që duket se pason dokumentarin e para tre viteve, “Dear Albania”. Së bashku me vëllain e saj regjisor, Nate Dushku, aktorja 35-vjeçare ka takuar sot kryeministrin Rama, me të cilin ka realizuar një intervistë, që do të përfshihet në dokumentarin e ri të familjes Dushku. Sipas burimeve të lapsi.al, në intervistën e xhiruar në zyrën në Kryeministri, aktorja u interesua kryesisht për jetën artistike të kryeministrit si piktor. Siç shihet edhe në foto, Edi Rama nuk e ka humbur rastin t’i dhurojë Elizës, botimin me skicat të prezantuara së fundi nëpër ekspozita ndërkombëtare.