• |
ide | kryesore

Rezarta Shkurta masakron një nuse

Arkiva, Paparazzi
image.jpg


Fantazia e këngëtares që punon si fotografe duket se nuk ka kufij. “Viktima” e rradhës e Rezarta Shkurtës është një vajzë e re, e veshur si nuse, të cilën e ka vendosur përpara objektivit të aparatit fotografik. Por, kuadri nuk shfaqet kaq i lumtur sa tingëllon. Nusja është e gjakosur, në gjunjë, e masakruar. Këtu duket se nis edhe arti i Rezarta Shkurtës, e cila nuk na jep një foto të thjeshtë dasme. Këto kohë që bashkëshortin e ka në burg, për shkak të implikimit në fabrikën e drogës në Elbasan, Rezi shihet duke iu përkushtuar më shumë fotografisë se sa muzikës.