• |
ide | kryesore

Khedira gati firma për Juventus, por…

I pakategorizuar
C_4_articolo_2113243_upiImagepp.jpg


Pasi u sigurua firma për Dyabala, për të cilin mbetet vetëm zyrtarizimi, Juve është gati të mbyllë edhe një goditje tjetër këtë sezon. Italianët janë një hap larg nga Sami Khedira me të cilin është rënë dakord porsa i përket kontratës. Por, përpara një “ok” përfundimtar gjermani duhet të kalojë testet fizike që do të mbahen në Torino të martën ose të mërkurën.

Khedira, ditëlindja 1987, është në përfundim të kontratës te Real Madrid pas 5 vitesh me Merengues. Një kontratë e rëndësishme për Juventus që e merr me parametra zero. Sipas “Gazzetta dello Sport”, mesfushori gjerman nënshkruan një kontratë 4-vjeçare me 4 euro në sezon, plus edhe bonuset.

Megjithatë testimet do të jenë të rëndësishme pasi gjermani ka ndenjur jashtë fushe për shumë kohë për shkak të dëmtimeve të shumta. /lapsi.al/