• |
ide | kryesore

Ministri i Drejtësisë kujdeset për gazetarët. Pas ekskursionit, i ul në kafe

Arkiva, Paparazzi
image.jpg


Ngjarjet e kronikës së zezë janë ndonjëherë të lodhshme e impenjative. Por, për gazetarët që mbulojnë këtë sektor, duket se janë kthyer në kënaqësi më vete. Duke dashur të krijojë afrimitet me ata që raportojnë edhe nga gjykatat e prokuroria, Nasip Naço ka shfaqur së fundi bujarinë e tij kundrejt kolegëve të mediave vizive. Pasi i çoi për rafting në Osum fundjavën e shkuar, ministri i Drejtësisë mendohet të ketë paguar edhe kafen këtë mëngjes, kur u ul mes gazetarëve tek kafja e TOB-it. Ky afrimitet, pritet të sjellë një pasqyrim më të drejtë të lajmeve, që vijnë nga fusha e drejtësisë.